E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu Zgjedhjet themel i demokracise

Ambasadori amerikan në vendin tonë Aleksandër Arvizu e konsideroi procesin zgjedhor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe fjalimet e kandidatëve për president si leksionin e radhës për politikën shqiptare.

Duke i konsideruar zgjedhjet si themel të demokracisë, Arvizu kujtoi se në SHBA nuk ishte aspak e nevojshme të shpenzoheshin ditë të tëra për të numëruar 106 milionë vota zgjedhësish.

"Atyre nuk iu është dashur një javë apo dhjetë ditë kohë, por vetëm 5-6 orë për të numëruar miliona vota dhe për të dhënë rezultatin në kohë të shpejtë", tha Arvizu.

"Besoj që fjalimi i presidentit Obama dhe guvernatorit Romney dhe ajo e sekretares së shtetit Klinton në Tiranë  janë të ngjashëm dhe kanë një temë të përbashkët që zgjedhjet janë themeli i një demokracie dhe punohet fort dhe punohet për fituar, luftohet për të fituar por ku përfundohet ka marrë fund. Mbi 100 milionë amerikanë nuk kanë votuar për Obamën. Ata kanë menduar që dikush tjetër do të ishte një president më i mirë por ashtu sikur e tha edhe presidenti Obama ai nuk është vetëm i atyre që votuan për të por i çdo amerikani” tha Arvizu.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›