E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu e dekoroi, shefi i Patrullave bënte sehir kur dhunohej Tahiri

Share

Ambasadori Amerikan, Aleksander Arvizu ka dekoruar ditë më parë një grup të trajnuarish të Policisë së Shtetit, kryesisht nga Patrulla e Përgjithshme. Mes tyre ka qenë edhe Bedri Hasanaj, me detyrë shefi i Patrullave të policisë së Tiranës. Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme. Por vetëm një javë më pas, ky shef policie, gjendet në krye të detyrës, në një kohë me shi, tek rruga Murat Toptani, aty ku bëhet panairi i kunatit të Lulzim Bashës, kryebashkiakut me procedurë. Teksa një grup të rinjsh socialistë protestonin në Ditën e Rinisë, me leje nga policia, dy huliganë i sulmuan ashpër me fyerje, kërcënime, dhunë fizike. Dhuna u ushtrua edhe ndaj deputetit Sajmir Tahiri, me imunitet. Dhe çfarë bënte shefi i patrullave Hasanaj, që përgjigjet për rendin, sigurinë e qetësinë, sidomos kur prezent është dhe një deputet opozitar?. Pikërisht në ditën kur në Tiranë gjendej një delegacion i BE-së,deputeti opozitar dhunohet, kurse shefi i policisë bënte sikur nuk gjendej aty dhe fërkonte celularin e lagur nga shiu në trup për ta fshirë. Dukej se donte ti rrëfente i pari shefit se si dy vëllezër me precedentë penalë shumë të rëndë sulmuan gangsterin Tahiri dhe i prishën protestën. Megjithatë i duhet çuar kjo kasetë e filmuar ambasadorit Arvizu ta shikojë se si njeriu që ai dekoroi, bënte sehir kur dhunohej një deputet apo shoqëria civile. Kurse ai i OSBE-së, i birrave dhe qofteve të tymit, duket se ende si ka shkuar era, ndaj dhe është izoluar në zyrë dhe po pret ta thërrasin për qylëri.

AMA NEWS

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›