E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria heton për mashtrim kompaninë e partnerit të Albana Vokshit

Share

Prokuroria e Fierit mësohet se ka dërguar në gjykatë dosjen për të arrestuarit në operacionin Guaska, të cilët blinin naftë tek kompania Stream Oil dhe nuk e deklaronin atë. Për më tepër, nafta nuk përpunohej dhe përfundonte ashtu në makinat e shqiptarëve. Prokuroria ka ngritur akuzën për pastrim të veprës penale, pasi ka faktuar blerjen prej 300 mijë dollarësh për naftën bruto.

Por siç bën me dije e përditshmja Shqip, prokuroria ka ndarë dosjen për të nisur hetim ndaj personave të dyshuar për shitjen e naftës. Kështu nën hetim është kompania Stream Oil e Arian Tartarit, partneri ose bashkëjetuesi i Albana Vokshit.

Shqip thekson se hetimet për këtë kompani janë shtrirë në Fier, por edhe në Tiranë.

Pak javë më parë u arrestuan shtetasit Besnik Murataj, Ervis Sinani dhe Dylejman Qerimi. Kompania e tyre Mobil Albania blinte naftën nga Stream Oil dhe nuk e deklaronte. Nafta përfundonte e papërpunuar në makinat e shqiptarëve.

Brenda pak kohësh prokuroria ka hetuar dhe ka proceduar dy raste të rënda të abuzimit me naftën e papërpunuar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›