Arvizu i sjell Nishanit mesazhin e Klintonit: Garanto pavarësinë e institucioneve
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, i ka përcjellë sot urimin e Sekretares Amerikane të Shteti, Hillari Klinton, presidentit të zgjedhur, Bujar Nishani, raporton Ora News.
Dëshiroj t`ju përcjell urimet e mia më të ngrohta me rastin e zgjedhjes tuaj si President i Shqipërisë. Unë pres që të punoj me ju për të ndihmuar në forcimin e demokracisë në Shqipëri dhe përparimin e aspiratave europiane të popullit shqiptar, thuhet në letrën e Klintonit.
Sipas saj, roli i Nishanit si President është jetik për garantimin dhe zhvillimin e demokracisë në Shqipëri dhe unë kam bindje se integriteti dhe pikëpamjet tuaja do të përputhen më së miri me përgjegjësitë e larta që i janë besuar Presidentit të Republikës.
Shtetet e Bashkuara kanë angazhimin për të mbështetur punën tuaj të rëndësishme për të garantuar pavarësinë dhe efektivitetin e institucioneve shqiptare, shkruan Sekretarja e Shtetit të SHBA, Klinton, në letrën e saj të urimit për Presidentin Nishani.