Arvizu mesazh për kompromis

Ambasadori amerikan ne Tirane Aleksander Arvizu ka bere edhe njëherë apel për bashkëpunim mes palëve politike për te arritur ne një kompromis për zgjidhjen e krizës. Diplomati i larte ka shfrytëzuar një bashkëbisedim me një grup nxënësish te kryeqytetit, për tu ndalur edhe tek situata politike. Ambasadori shpjegoi me tej rëndësinë e bashkëjetesës mes komuniteteve te ndryshme, por te njëjtë ne te drejta. Aktiviteti ne këndin amerikan u zhvillua me rastin e muajit te historisë afro-amerikane.
Shpërndaje