Aksident ne Fushe-Kruje, vdes 11-vjeçarja

Një 11 vjeçare nga Fushe-Kruja ka gjetur vdekjen ne mënyrë tragjike teksa po shkonte ne shkolle. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e se mërkurës, pranë fshatit Tapizë, përgjatë rrugës Fushe Kruje-Tirane. 11-vjeçarja Etleva Koçi ka humbur jetën pas një aksidenti te trefishte. E mitura ndodhej ne ane te rrugës kur është goditur nga një motor, i cili me pare u përplas me një me makine me traga te Krujës. Nga ky aksident i rende mbeten te plagosur dhe dy persona te tjerë. Policia po kryen hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Shpërndaje