E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Kërkojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme

“Ne kërkojmë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme”. Kjo ishte kërkesa e kreut të opozitës Edi Rama ndërsa në një bashkëbisedim me gazetarët vuri në dukje se largimi i këtij pushteti do të ishte zgjedhja e vetme.

Jo vetëm kaq, por Partia Socialiste, nuk ka ndërmend dhe nuk do të ndërmarrë asnjë hap që lidhet me bojkot të mundshëm të zgjedhjeve të 8 majit për pushtetin e ri vendor.

“As kemi menduar dhe as kemi thënë ndonjëherë që do të bojkotojmë zgjedhjet vendore”, tha Rama.
 

Ai i mësoi faktit se PS nuk i bojkotonë zgjedhjet, pasi zgjedhje pa PS-në nuk bëhen”.
“Kjo është një dëshirë e hershme dhe e përhapur kudo nëpër mediat që i shërbejnë regjimit të Saliut dhe nëpërmjet mjeteve të tjera nëpër botë nëpërmjet njerëzve të Saliut”.

Për këtë, Rama theksoi se opozita do të përdorë çdo mjet të mundshëm demokratik në të mirë të qeverisjes së vendit, dhe këto janë protestat.
 

“Largimi i këtij pushteti për të vjedhur Shqipërinë është një domosdoshmëri për të dalë nga kjo krizë. Përballë regjimit vrastar do të provojmë çdo mjet demokratik për të vendosur zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Ndërkaq, Rama vuri në dukje sërish protestat, sikurse të premten në orën 16.00 në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" do të protestohet për drejtësi dhe zgjedhje të lira.
 

Duke vijuar me një sërë akuzash drejt palës kundërshtare, kreu i opozites deklaroi se kriza ka fituar terren, ndaj PS po mundohet të përcjellë zërin qytetarë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›