E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu, takim me Alfred Pezën, diskutohet ecuria e fushatës dhe incidentet

alfred peza arvizuAmbasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, i cili ditët e fundit ka nisur që të vizitojë qytete të ndryshme në vend, ka pasur një takim edhe me kandidatin socialist për zonën e Peqinit, Alfred Peza.

Kandidati i PS, Peza, thotë se në takim është diskutuar në lidhje me ecurinë e fushatës zgjedhore dhe për incidentet në dëm të tij.

Sot zhvillova një takim URGJENT me ambasadorin amerikan, Aleksandër Arvizu, në Fier. E informova për ecurinë e fushatës zgjedhore në rrethin e Peqinit dhe për incidentet që nga djegia e posterit tim elektoral, grisjen e flamujve dhe një incident shumë të rëndë të ndodhur pas mitingut tim elektoral në qytetin e Peqinit, ku ishte edhe kryetari i PS, Edi Rama. Biseduam edhe për pritshmëritë e zgjedhjeve të 23 qershorit, shkruan në FB kandidati socialist./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›