Arvizu takim në zyrën e Ramës, kërkon president konsensual
(E PERDITESUAR)-Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, një ditë pasi ka takuar kreun e bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha pas kthimit të tij nga Uashingtoni, ka takuar edhe kreun e PS-së, Edi Rama.
Pas takimit, ambasadori Arvizu ka theksuar se së bashku me kreun e PS-së Edi Rama kanë folur për reformën parlamentare, reforëm zgjedhore dhe për shumë çështje të tjera si papunësia dhe situata ekonomike në vend. Folëm për shumë gjëra, për reformën parlamentare, për reformën zgjedhore, për shqetësimet lidhur me papunësinë dhe situatën ekonomike, për udhëtimin e tij në Kosovë, Maqedoni dhe Preshevë, për vizitën e tij në SHBA, për këndvështrimin e tij për zgjedhjen e presidentit dhe për kursin e hetimeve të 21 janarit ka shtuar Arvizu.
Ambasadori Arvizu është shfaqur shumë aktiv gjatë këtyre ditëve të fundit, që pas ardhjes së provave të FBI-së dhe ka dhënë disa mesazhe të qarta.
I pyetur nga mediat menjëherë pas takimit me kreun e PS-së Edi Rama në lidhje me përzgjedhjen e presidentit të ri, ambasadori Arvizu e vuri theksin në zgjedhjen e një personaliteti me integritet pasi roli i tij roli është mjaft i rëndësishëm në vend dhe në arenën ndërkombëtare.
Përpiqem t`i qëndroj larg termit president konsensual sespe ai term ka mund të sjellë gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Unë dua të them konsultime aktive mes palëve kryesore sepse roli i presidentit është shumë i rëndësishëm për këtë vend dhe gjtihashtu është i rëndësishëm edhe në areën ndërkombëtar për SHBA-në por edhe për shtetet e Bashkimit Europian ka shtuar ambasadori Arvizu.
Sipas ambasadori Arvizu roli i presidentit është kyç për përzgjedhjen e krerëve të institucioneve shtetërore për të vendosur në krye të tyre njerëz me integritet. Gjithashtu duke parë dhe rolin që luan presidenti në emërimin e kreut të Prokurorisë dhe SHISH. Është shumë e rëndësishme të vendosen njerëz të integrimtet në këto pozicione, sepse ne mund të flasim shumë gjatë por përsa kohë që nuk ka persona me integritet në këto pozicione nuk mund flitet për reforma pasi ato do të ishin qesharake. Është e rëndësishme që t`u largohemi falseve dhe të ecin në rrugën e reformave ka shtuar më tej Arvizu.