E Diel, 1 Nëntor 2026

Daçiqi "flen" me lapidarin

E përditshmja e Beogradit “Danas” ka ironizuar me heqjen e lapidarit nga kryeministri serb Ivica Daçiq. 

Ata e kanë paraqitur Daçiqin me lapidar në dorë, duke mos u ndarë prej tij, edhe në gjumë.

Kryesministri serb Ivica Daçiq kishte marrë vendim para disa ditësh për ta hequr lapidarin me emrat e dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë.

Lapidari aktualisht, është raportuar se ndodhet në Beograd në një prej selive të Minsitrisë së Drejtësisë së Serbisë.
Kurse në Kosovë po zhvillohen protesta e aksione të ndryshme në përkrahje të preshevarëve./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›