E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu takon Bashën: Gara për Tiranën nuk ka mbaruar

Pas takimit, në një reagim për mediat, Arvizu u shpreh se gara për Tiranën nuk ka përfunduar ende dhe se ajo është e vështirë për shkak të një diference të papërfillshme votash.

“Mirëpo gara ende nuk ka mbaruar, mbetet për t’u thënë fjala e fundit dhe ne duhet të punojmë për të”, ka thënë ai. Diplomati amerikan shtoi se ligji duhet të shihet mirë për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate.

“E rëndësishme është që ne të fokusohemi te ky proces ligjor. Pra janë vetëm 10 vota dhe është shumë e vështirë për të bërë diferencën me këtë rezultat kaq të ngushtë. Duhet të tregohemi të duruar. Ju po kërkoni përgjigje, por unë nuk e kam përgjigjen tani. Kjo është një gjë për të cilën duhet të punojnë të gjithë shqiptarët. Unë mendoj se do t’ia dalim”, tha Arvizu. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-05-18 09:07
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›