E Diel, 1 Nëntor 2026

Acarohet situata në KQZ, simpatizantët e PS shtyjnë policët

Në orën 10:00 pritet mbledhja e KQZ-së, ndërsa deputetët socialistë nuk do të lejohen të ndjekin mbledhjen e Komisioni pa pasur më parë një autorizim.

Situata po precipiton në dhunë ku dhjetëra persona po shtyjnë forcat e rendit. Shkak ka qenë një debat midis deputetit të PS-së, Namik Dokle me forcat e rendit. Personat po shtyjnë forcat e policisë me dhunë.

Deputetët të PS-së, si Paulin Stërkaj, kanë kapërcyer me dhunë gardhet mbrojtëse të institucionit. Forcat e rendit po qëndrojnë me forcë për të mos lejuar hyrjen e dhjetëra e qindra personave brenda institucioneve të shtetit.

                                                                                             2011-05-18 10:04
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›