E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama: Bisedimet izraelito-palestineze për paqe, jetike

Presidenti Obama foli pas një takimi në Uashington me Mbretin Abdullah II të Jordanisë. Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Obama theksoi se Jordania mund të punojë si partnere për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Këtë javë, Obama do të takojë gjithashtu edhe kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është planifikuar gjithashtu që të mbajë një fjalim lidhur me implikimet e kryengritjeve arabe, të enjten./Start/F.P/

                                                                                             2011-05-17 20:42
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›