Arvizu takon Berishën në kryeministri, më pas në Parlament
Ambasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu është takuar në orët e mbrëmjes me kryeministrin Sali Berisha. Takimi i zhvilluar në selinë e qeverisë ka zgjatur pak minuta, ndërkohë që mendohet se në qendër të bisedimeve kanë qenë zhvillimet e fundit politike në vend, me fokus të veçantë tek lëvizjet që kryeministri ka planifikuar në KQZ pas largimit të LSI nga koalicioni qeverisës.
Ambasadori Arvizu pritej të mbërrinte rreth orës 19:00 në kryeministri, por takimi u shty për shkak të axhendës së kryeministrit Berisha në kuadër të fushatës elektorale.
Më herët gjatë ditës ambasadori Arvizu i dërgoi një mesazh të fortë kryeministrit Berisha, të cilit i kërkoi respektimin dhe lejimin e funksionimit të KQZ-së jashtë çdo ndërhyrjeje politike, përfshirë këtu edhe Parlamentin.
Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga kryeministria për takimin e zhvilluar, ndërkohë që ambasadori Arvizu i është drejtuar sallës së Parlamentit për të ndjekur nga afër seancën maratonë të nisur që prej mesditës së sotme.
(vijon…)
15 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)
Arvizu takon Berishën në kryeministri, më pas në Parlament burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email