Muho: Masa është ezuauruar në vitin 2008, nuk kam pengesa ligjore për të ushtruar detyrën time
Ilirian Muho anëtari i LSI-së në KQZ, për të cilin Kuvendi është duke zhvilluar një seancë maratonë për ta shkarkuar nga detyra, sqaron akuzat e ngritura ndaj tij nga mazhoranca. Në një intervistë për Neës 24, Muho ka pretenduar se akuzat ndaj tij janë të pavërteta dhe se shkarkimi i tij në 2003 nuk e pengon për të ushtruar detyrën e anëtarit të KQZ.
E kam ndjekur dhe unë me vëmendje këtë seancë kam parë se si është transformuar kërkesa për shkarkimin tij, fillimisht kishte si kriter prishjen e balancave tani i janë shtuar akuza në lidhje me personin tim kur kam qenë prokuror në Fier. Kjo masë është ezuauruar në vitin 2008, nuk kam pasur më pengesa ligjore që të mos ushtroja detyrën time, ka sqaruar Muho. I pyetur për shkarkimin e tij Muho sqaron se: Në CV kam treguar përvojën e punës. Kanë qenë në dijeni që në vitin 2003 kam qenë prokuror i shkarkuar. Në momentin që kam pranuar kandidimin nga forca politike kam gjykuar se plotësoj kushtet sipas nenit 12, tha ai.
Muho shton se nëse kërkesa do bazohej në një nga pikat e nenit 18 çështja do ishte e thjeshtë. Rasti që pretendohet se është shkelur ka të bëjë me prishjen e balancës. Pra nëse është prishur balanca të mblidhemi dhe ta rregullojmë atje ku prishet, jo të cënohet KQZ, tha ai.
Muho ka theksuar se institucioni i KQZ-së duhet të jetë i çliruar në vendimmarrje nga ndikimet dhe të bazohet tek ligji dhe vetëm tek ligji.
Tërheqja e vëmendjes nga ndërkombëtarët ka të bëjë pikërisht me faktin se ky është një institucion apolitik, tha Muho ndërsa nënvizoi se ky arsyetim për anëtarët e KQZ-së kompromenton edhe procesin zgjedhor.
15 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)
Muho: Masa është ezuauruar në vitin 2008, nuk kam pengesa ligjore për të ushtruar detyrën time burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email