Arvizu takon Ramën: Gati t'ju ndihmojmë për reformat e integrimit
TIRANE - Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me ambasadorin amerikan në vendin tonë, Alexander Arvizu. Në përfundim të takimit, kryeministri Rama dhe ambasadori amerikan dhanë një prononcim të shkurtër për mediat, ku theksuan se në qendër të bisedës ishte forcimi i bashkëpunimit të mëtejshëm mes SHBA-së dhe vendit tonë.
Shefi i ekzekutivit e garantoi ambasadorin amerikan për atë që e cilësoi si, besnikëri pa kushte ndaj SHBA-së, si aleati më strategjik i vendit .
“I garantova ambasadorit Arvizu përkatësinë tonë të plotë ndaj parimeve dhe vlerave që SHBA mishërojnë. Besnikërinë tonë pa kushte ndaj SHBA si aleati ynë i madh strategjik dhe padyshim edhe ndjenjat e thella të miqësisë sonë për popullin amerikan, me të cilin ndjehemi pranë. Gjithashtu e garantova ambasadorin se vitet e këtij mandati do të jenë vitet e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit me SHBA”- deklaroi kryeministri Rama.
Arvizu
Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu theksoi se në këtë takim i përcolli kryeministrit të ri urimet e Presidentit amerikan Barack Obama. Arvizu u shpreh SHBA jane të gatshëm të japin ndihmën e tyre në përmbushjen e reformave.
“Ishte kënaqësi dhe nder që pata mundësi ta përgëzoja dhe njëherë kryeministrin Edi Rama në emër te presidentit Obama për qeverinë e re. Zoti kryeministër e shprehu në mënyrë me elokuente afërsinë e marrëdhënieve tona dhe marrëdhënien tonë strategjike. I kam shprehur zotit Kryeministër mbështetjen tonë të plotë, për të asistuar administratën e tij me këtë axhendë.
Pritjet janë shumë të larta. Ne jemi gati të gatshëm të japin ndihmën tonë në përmbushjen e reformave në interes të marrjes së statusit dhe të integrimit të mëtejshëm të Shqipërisë në BE. Mirënjohës gjithashtu për kontributin dhe ndarjen e pikëpamjeve siç është dhe cështja e Sirisë. Dhe kemi besim të plotë që qeveria e drejtuar nga kryeministri Rama do jetë faktor stabiliteti për paqen në rajon”.
Takimi pas vizites
Takimi Rama-Arvizu vjen një ditë pas vizitës së kryeministrit shqiptar në Bruksel, ku ai theksoi se integrimi evropian i vendit është prioritet kyç i qeverisë së re.
Pas takimit me kryeministrin Rama, presidenti i Komisionit Europian, Hose Manuel Barroso, tha dje se Shqipëria mund ta marrë statusin e vendit kandidat brenda këtij viti.
(er.nu/d.b/BalkanWeb)