E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu takon Ramën: SHBA janë partnerët tuaj, duam një tranzicion të butë të pushtetit

arvizuAmbasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka takuar kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryeministrin e ardhshëm të shqiptarëve, Edi Rama.

Pas takimit, në një prononcim të shkurtër për mediat, Arvizu tha se ata duan një tranzicion të butë të pushtetit, ndërsa konfirmoi se SHBA janë një partner i rëndësishëm i Shqipërisë.

Dy gjërat më të rëndësishme për të cilat diskutuam ishte e para që të ketë një tranzicion të butë. Dhe arsyeja e dytë është që të ripohojmë edhe njëherë angazhimin e fortë të SHBA.

SHBA duan të jenë partnerë të vendit. Ky është mesazhi kyç, SHBA janë partnerë të Shqipërisë, tha Arvizu./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›