E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu takon policet, i pergezon per profesionalizmin gjate protestave te PS

Pak minuta para nisjes se nje proteste te organizates rinore te Partise Socialiste para Ministrise se Brendshme, ambasadori amerikan ne Tirane, Aleksander Arvizu ka takuar disa efektive te Policise se Shtetit, para dyerve te kesaj ministrie. Takimi ka qene informal e mjaft miqesor dhe ka ardhur fare rastesisht. Diplomati amerikan ka dale nga Galeria e Arteve dhe eshte drejtuar nga efektivet, duke i takuar te gjithe ata qe gjendeshin ne sherbim ne hyrje te Ministrise se Brendshme. Forcat e policise jane pergezuar edhe zyrtarisht nga ambasadori Arvizu, per sjelljen ne menyre profesionale gjate protestave te shkuara te zhvilluara nga Partia Socialiste, perfshire ketu edhe demonstraten e dhunshme te 21 janarit. Nderkohe qe te rinjte e forumit eurosocialist protestuan dje para Ministrise se Brendshme, per te kerkuar largimin e ministrit Lulzim Basha. Ndonese e parashikuar per 12 ore, protesta e djeshme, zgjati rreth nje ore e gjysme dhe me pas protestuesit u shperndare qetesisht. Shperndarja nisi pas mbajtjes se nje fjalimi nga kryetarja e FRESH, Elisa Spiropali, e cila madje lajmeroi se policise i eshte kerkuar edhe leje per proteste deri pas mesnate. Por protesta nuk zgjati me shume se nje ore e gjysme. Per 90 minuta, te rinjte e FRESH-it, u ulen kembekryq para godines se ministrise dhe leshonin thirrje para ministrise per largimin e Lulzim Bashes, ndersa ne duar mbajne foto te ministrit me nje vize te zeze siper. Vete ministri Lulzim Basha u largua nga ministria para se te fillonte protesta. Forumi nisi organizimin e protestes edhe rreth nje ore me vonese me moton “Ik vrases, ik”, drejtuar ministrit te Brendshem, Lulezim Basha. Pervec disa parullave kunder ministrit, te rinjte, mbanin ne duar edhe foto te Bashes, me siglen “Uontet” qe ne shqip do te thote ndryshe “i kerkuar” dhe siper me nje kryq te kuq.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›