Arvizu viziton Panairin e Librit takon autorin Blendi Fevziu

Edicioni i 14-të i Panairit të Librit, ka shënuar një rekord vizitueshmërie.
Personalitetet më të shquara të vendit kanë vizituar panairin, ku kanë shprehur vlerësime për evenimentin më të rëndësishëm të letrave shqipe në hapësirën mbarë shqiptare.
Në ditën e 4-t të Panairit, ka qenë i pranishëm edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu, i cili ka takuar nga afër autorët të cilët po firmosnin libra për lexuesit.
Fillimisht, ai ka blerë librin e Helena Kadaresë, ku i kërkoi bashkëshortes së shkrimtarit teë shquar të letrave shqipe që t’i çonte përshëndetje shkrimtarit të famshëm shqiptar Ismail Kadaresë, më pas ka vizituar nga afër disa stenda ku bleu edhe librin e Bill Klinton, një ndalesë Arvizu ka bërë edhe me fëmijët ku nuk kanë munguar edhe fotografitë dhe bashkëbisedimi me to.
Ndalesa e tij e fundit ishte në stendën e UET-së ku takoi fillimisht autorin e romanit “Shqipëria” të Ben Blushi që i shprehu vlerësime për veprën dhe më pas takoi gazetarin e njohur dhe shkrimtarin e librit të Enver Hoxhës, Blendi Fevziun i cili ku ai mori librin me autograf dhe uroi Fevziun për librin, gjithashtu ai e përgëzoi duke i thënë se për këtë vepër po flitet shume dhe ka ngjallur interes të madh tek publiku.
Fevziu nga ana e tij e falënderoi për mendimet dhe i tha që së shpejti do ia dhurojë dhe librin në anglisht ç’ka u la të kuptohet nga Fevziu që së shpejti libri “Enver Hoxha”, i cili ka shënuar një boom shitjesh në Panairin e Librit, do të vijë edhe në gjuhën angleze dhe jo vetëm.
Arvizu u largua më pas nga Panari i Librit me disa libra në duar dhe me një përshtypje të madhe për publikun dhe lexuesit shqiptarë të cilët kanë qenë të shumtë në numër.