E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Thaci Rruga e Kombit transformon rajonin

Pas ceremonisë së përurimit të 38 kilometrave të para të rrugës Morinë-Merdare, Kryeministri Berisha zhvilloi një takim, në Prizren, me Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi.

Në takim, dy kryeministrat biseduan për bashkëpunimin mes dy vendeve në të gjitha fushat.

Kryeministri Berisha, gjithashtu, e përgëzoi Kryeministrin Thaçi për ndërtimin e segmentit të parë të autostradës dhe e inkurajoi për vazhdimin më tej të punimeve, duke e cilësuar këtë autostradë si një rrugë që jo vetëm bashkon shqiptarët, por transformon rajonin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›