E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu:PS në Kuvend, forma më e mirë për reformat

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu ka vlerësuar deklaratat e opozitës se do të marrë pjesë në Kuvend.

Në një prononcim për mediat pas takimit me kryetarin e PS-së Edi Rama, ambasadori Arvizu deklaroi se pjesëmarrja e opozitës në Kuvend do të bëjë të mundur plotësimin e reformave të rëndësishme për vendin dhe në këtë mënyrë do të përshpejtojë edhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian
 

“Rama më informoi për axhendën politike të opozitës. Ai është shprehur shumë i hapur për dialog. Pjesëmarrja e opozitës në Kuvend është forma më e mirë e diskutimit për reformat e rëndësishme” ka shtuar Arvizu.
 

Ai gjithashtu ka deklaruar se së bashku me kreun e selisë rozë ka diskutuar edhe axhendën e opozitës në Parlament, axhendën e integrimit te vendit në BE dhe për shumë çështje të rëndësishme në Shqipëri.

Ndërkohë dy ditë më parë ambasadori Arvizu u kërkoi partive politike të mos bëhen pengesë për reformat. Pas një takimi me kreun e bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, diplomati amerikan kërkoi nga politika gjetjen e rrugës së bashkëpunimit për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›