Zgjedhjet në Shalë, Kolegji rikthen në KQZ ankimin e PD-së

Kolegji zgjedhor ka rikthyer sërish në KQZ shqyrtimin e ankimimit të Partisë Demokratike për komunën Shalë në Shkodër.
Kolegji ka kërkuar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve të pranojë ankimimin e PD-së për pavlefshmëri në këtë zonë. KQZ-ja më herët nuk arriti të shqyrtojë këtë kërkesë ankimore për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm prej katër votash, pasi në mbledhje mungonte anëtari i KQZ-së, Osman Hysenaj.
Partia Demokratike paraqiti pranë Kolegjit kërkesën ankimore për pavlefshmëri në këtë komunë, ku pas numërimit të votave në KQZ, fitues u shpall me 2 vota më shumë kandidati socialist.
Ndërkohë shpallja e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve mbeti peng e zgjedhjeve që u zhvilluan me 31 Korrik në tre komuna, ndërkohë që zgjedhjet në Shalë, u zhvilluan vetëm pak ditë më pas. Vetëm në komunën Shalë, Partia Socialiste arriti që të fitonte me kandidatin e saj ndërsa në komunat e tjera fituan kandidatët e mazhorancës.