E Diel, 1 Nëntor 2026

As Festa e Bajramit nuk ndal gjakderdhjen në Siri

Ndonëse janë pajtuar për armëpushim, forcat qeveritare të Sirisë dhe kryengritësit kanë vazhduar përleshjet.

Aktivistët raportojnë për disa të vrarë nga përleshjet dhe bombardimet në Damask, Alepo, Dara dhe Deir Ezor.

“Asnjëra palë nuk duket e gatshme të ndalojë. Armëpushimi ka dështuar”, thuhet në deklaratën e Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Armëpushimi, i ndërmjetësuar nga i dërguari ndërkombëtar për paqe, Lakhdar Brahimi, ka hyrë në fuqi të premten dhe është menduar të zgjasë gjatë katër ditëve të Festës së Bajramit.

Aktivistët kanë raportuar për 146 persona të vrarë gjatë së premtes nga bombardimet, zjarri i artilerisë dhe luftimet.

Revolta anti-regjim ka nisur në mars të vitit të kaluar. Mbi 35.000 persona thuhet se kanë humbur jetën që nga fillimi i konfliktit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›