E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta në Rusi, arrestohen tre lider të opozitës

Policia ruse ka arrestuar tre lider të opozitës gjatë një proteste të paautorizuar në qendër të Moskës. Korrespondentët nga vendi i ngjarjes kanë raportuar se bëhet fjalë për Alexei Navalnyn dhe Ilya Yashinin. Lideri i frontit majtist, Sergey Udaltsov, ka shkruar në Twitter-in e tij se edhe ai është arrestuar.

Protesta e opozitës ishte organizuar në mbështetje të aktivistëve të arrestuar, përfshirë, Leonid Razvozzhayevin, i cili thotë se është rrëmbyer nga Ukraina dhe është sjellë me forcë në Moskë, në fillim të kësaj jave.

Mbështetësit e opozitës brohorisnin “turp” ndaj policisë, teksa autoritetet e rendit arrestonin Navalnyn dhe Yashinin. Ndërkaq protestuesit kanë vazhduar marshimin, me gjithë paralajmërimin e policisë për t`u shpërndarë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›