E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Persie, gjithnjë e më i mirë

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson ka lavdëruar kontributin e përforcimit të ri Robin van Persie.

Ylli holandez erdhi në Old Trafford gjatë verës për 24 milionë funte nga rivali i Premierligës, Arsenal dhe bëri ndikim të menjëhershëm duke shënuar tetë gola përfshirë një numër të rëndësishëm asistimesh.

“Paraqitjet e Robinit janë gjithnjë e më të mira. Përveç golave që ka shënuar, ai është duke kontribuar edhe me asistime të rëndësishme. Transferimi i tij është duke u arsyetuar si investim i mirë pasi ai ka bërë ndikim të menjëhershëm”, deklaroi Ferguson për uebfaqen zyrtare të Manchester Unitedit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›