As Militot s'janë ndarë mirë në San Siro!!

Përveç Barcelonës, as familja Milito nuk është ndarë mirë në San Siro. Para sfidës mes Milanit dhe Barcelonës, në stërvitje për vizitë ishte vëllau i Diego Militos, ish blaugrani Gabriel Milito.
Por ardhja e tij së bashku me djalin i tij dhe dy nipat, Leandro e Valentino, djemtë e sulmuesit të Interit, Diego Milito solli dy incidente të papritura. Fëmijët kanë filluar të luajnë në stërvitje me Alves, Messi, Busquets dhe Sanchez kur papritmas ndodhën incidentet.
Një top i gjuajtur nga mesfushori Buskets ka qëlluar në fytyrë djalin e madh të Diego Militos, Leandro, duke bërë që t’i dilte gjak nga hundët për rreth 10 minuta, aq sa u desh ndërhyja e mjekëve të urgjencës së stadiumit që ishin të pranishëm në stërvitje.
Pa u harruar mirë ky incident, Messi po vazhdonte të luante me dy djemtë e tjerë, ndërsa në një përplasje, pa dashje ka dëmtuar lehtë në këmbë djalin e Gabriel Militos.“Çfarë po bëni kështu, po më eliminoni familjen” iu tha i buzëqeshur Milito lojtarëve./Indeksonline/