E Shtunë, 31 Tetor 2026

As Zotin e Madh dhe as popullin nuk i respekton ti!

Dua ta filloj këtë koment me fjalët e intervistës së mësipërme të njeriut me qesharak që ka pare historia shqiptare, Salush Berisha.

“Janë vetëm dy gjëra që mund të nxjerrin në pension Berishën. Zoti i Madh dhe populli shqiptar...”, thotë zotëria. Me lejo i nderuar Salush, të t'i shpjegoj keto dy gjera: E para, Zoti i madh të ka nxjerre ty në pension, që kur fillove karrieren politike në krye të demokracisë (demokra-dhisë) shqiptare. Ty të kishte ikur gjysma e trurit me perpara e kur hype në kal, të iku edhe gjysma tjeter. U sqaruam me të paren.

E dyta: populli shqiptar. Të kujtohet rasti me i fundit, demonstrata e popullit të Tiranes pas masakres së Gërdecit?

Populli të erdhi të dera e zyres me tabelen: NË EMER TË POPULLIT JE I PUSHUAR NGA DETYRA. Je i sqaruar tani? Kupton ti apo s'kupton fare? Të ka ngelur ndonje grame tru, apo je fushe fare? Dashke të na ndertosh edhe centrale berthamore tani për mikun tend Silvio! Nuk i mjafon Silvios TEC-i e Petrolifera që do qelb Vloren?

Miku i jot Silvio po i trajton shqiptarët në Itali më keq se zezakët, o debil! Mjerë Shqipëria e shqiptarët që ranë në duart e tua!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›