E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bravo Berisha! Faleminderit për këtë dhuratë të këndshme të radhës

Bravo Berisha! Duhet të të falënderojmë për këtë dhuratë të këndshme të radhës që po na bën. Nuk na kane mjaftuar firmat piramidale që na vodhen leket, s'na mjaftoi Gërdeci me tridhjete viktima e një dëm të madh për imazhin që e kemi copë-copë...

Sa për mbeturinat, të mos kesh merak se i kemi mbushur lumenjte e perrenjte me plehra, na duhen edhe plehrat e Napolit, që ka në brendesi të tyre mbeturina nga me të ndryshmet, toksike, radioaktive e kimike. Na i sill, se u harruan Porto Romano, trenat në stacionin e Bajzez mbushur plot me pesticide të skaduara të ardhura nga Gjermania, u harruan femijet që linden me deformime.

Sa për centralet nukleare, mos harro Berisha, se në ‘87 në nji fshat të Dibres u hap një miniere për kerkimin e uraniumit (ku u gjeten vetem shenja të uraniumit) dhe të gjithe ato që punuan aty nuk jetuan me shume se 3-5 vjet dhe vdiqen të gjithe nga kanceri, perveç njerit i cili ishte zjarrtar që futeshe në tunel me cigare dhe ndizte fitilat. Vdiq në 2000, po ashtu edhe ai me kancer.

Italianet nuk janë budallenj t’i ndertojne në vendin e vet, sepse skorjet radioaktive kane kosto kolosale ruajtje dhe ato behen të parrezikshme vetem pas 20 mije vjetesh, dhe duhen ftohur vazhdimisht me uje, i cili merret dhe shkarkohet në det. Perveç mbeturinave që hedhin anijet e huaja në portet tona, duhen edhe ujerat e ndotura radioaktive.

Pushtetaret tane nuk e kane problem, se aq të pasur sa janë, kane mundesi të jetojne për nja 200 vjet në Zvicer, pa i prekur askush. Ju faleminderit Naltmadhni!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›