E Diel, 1 Nëntor 2026

Asad çon tanket në kufi me Turqinë, spranon zgjidhje nga jashtë

Bashar al Asad i është kundërpërgjigjur vendosjes së antiajrorëve dhe artilerisë së rëndë nga autoritete turke në kufirin me Sirinë, me afrimin e tankeve të ushtrisë së tij në këtë zonë. Marrëdhëniet mes dy vendeve janë acaruar së tepërmi kur sirianët goditën një avion turk me dy pilotë të premten e kaluar. Dhuna në Siri vazhdon dhe Asad ka deklaruar se nuk do të pranojë asnjë zgjidhje që do ti imponohet nga jashtë për krizën në vend. Fuqitë e mëdha po përgatiten për një takim në Gjenevë për të shqyrtuar këtë çështje. Çfarë po ndodh është një çështje e brendshme dhe nuk ka të bëjë me vendet e huaja, tha ai. Konferenca e Gjenevës mbahet të shtunën dhe u kërkua nga i dërguari special i OKB-së dhe Ligës Arabe për Sirinë, Kofi Anan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›