E Shtunë, 31 Tetor 2026

13 të vrarë si pasojë e sulmeve të reja në Irak

Zyrtarët e sigurisë theksuan se nga sulmet me armë dhe me bomba, janë vrarë së paku 13 persona dhe janë plagosur më se 50 të tjerë.

Nga shpërthimet në Balad afër kryeqytetit Bagdad, u vranë së paku shtatë persona.

Më herët, në Bakuba, persona të armatosur e kanë sulmuar një pikë të sigurisë, duke i vrarë katër persona.

Në këtë qytet u vra edhe një ushtar dhe një civil.

Dhuna në Irak kishte shënuar rënie, pasi në vitin 2006 dhe 2007 e kishte arritur kulmin, por sulmet ende mbeten dukuri e përditshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›