Presidenti që më shumë urrehet nga familja se nga opozita

Presidenti i mjerë i Perusë. Nuk kalon pothuajse asnjë ditë pa thirrje për dorëheqjen e tij dhe anëtarëve të kabinetit. 11 muaj pas zgjedhjes së tij, Ollanta Humala 50 vjeçar qysh tani mund të konsiderohet si president i dështuar. Burim i të gjitha këtyre sulmeve dhe telasheve: vetë familja e presidentit.
Dhe me të vërtetë, sulmet në adresë të tij nga ana e klanit Humala janë shumë më të ashpra, se sa ato që vijnë nga opozita. Toni është i tillë, sa që gazeta e përditshme opozitare, Correo, deklaroi në maj se nuk do të publikojë më deklaratat e babait të presidentit, në shenjë respekti për presidencën.
“Është vërtetë e jashtëzakonshme. Ka pasur dallime në familje në lidhje me ideologjinë, por jo si ato që i kemi parë në familjen Humala. Ato nuk janë vetëm dallime, por antagonizma të vërteta”, thotë Michael Shifter, drejtor i Organizatës Ndër-Amerikane për Dialog, me seli në Washington.
Kryesuesi i pamohueshëm i fushatës anti-Humala është kreu i familjes, Isaac Humala, një marksist i vetëshpallur nga Andet, i cili kërkon që “raca e bakrit”, termi i tij për peruanët autokton, të kryesojë Perunë, ngase ata sipas tij janë “intelektualist më mbizotërues ndaj evropianëve, afrikanëve me ngjyrë dhe aziatikëve të verdhë”. Ai në maj parashikoi se presidenca e të birit të tij do të përfundojë me dështim, ngase nuk është përqendruar në elementin “nacionalist-autokton” të vendit.
Ai gjithashtu kundërshtohet edhe nga nëna e tij, Elena, e cila tërhoqi vëmendjen e opinionit gjatë fushatës presidenciale në vitin 2006, kur theksoi se ndoshta është e domosdoshme vrasja e disa homoseksualëve, në mënyrë që të tjerët të qëndrojnë mbyllur nëpër shtëpitë e tyre. Tre nga gjashtë motrat dhe vëllezërit e presidentit janë rreshtuar përkrah prindërve.
Vëllai i madh, Ulises, ishte rival in Ollantas në zgjedhjet presidenciale në vitin 2006. Që të dy humbën, Ulisës tuboi 24 mijë vota, ndërsa Ollanta 3.75 milionë. Motra më e re, Imasumac, e cila jeton në Francë, është kundërshtarja më e re e Ollantas. Ajo ka kërkuar dorëheqjen e ministrave të kabinetit, për shkak të trajtimit të protestave nga ana e tyre, e gjithashtu ka paditur shtetin, për kinse torturimin e vëllait tjetër, Antauros.
Antauro, një vit më i ri se presidenti, është në qendër të grindjes brenda familjes Humala. Ai momentalisht po vuan dënimin më 19 vjet burg, për shkak se në vitin 2005 kishte tentuar të nxisë një kryengritje kundër ish-presidentit të Perusë, Alejandro Toledo. Kryengritja, në një qytet të largët në Ande, dështoi menjëherë, por me këtë rast u vranë katër policë. Prindërit e Omallas theksojnë se Antauro do të ishte një president shumë më i mirë dhe më i suksesshëm, se sa që është Omalla.
Ollanta dhe Antauro, që të dy oficerë të ushtrisë në pension, kryesuan një kryengritje të dështuar në vitin 2000, kundër presidentit të atëhershëm, Alberto Fujimori, në ditët e fundit të regjimit të tij të korruptuar. Por vëllezërit u ndanë në vitin 2006 dhe që nga ajo kohë janë në armiqësi. Situata ndryshoi në mënyrë dramatike në prill, kur Antauro u transferua në një burg të sigurisë së lartë.
Kryesuesi i sistemit kombëtar të burgjeve, Jose Luis Perez, deklaroi se Antauro u dërgua në këtë burg të sigurisë së lartë, ngase ishte abuzues ndaj rojtarëve dhe ishte i pakontrollueshëm.
“Nuk ka pasur trysni apo përzierja nga ana e qeverisë. Ishte për sigurinë e tij dhe të rojtarëve”, deklaroi Perez.
Megjithatë, Imasumac theksoi se disa persona, me urdhrin e Perezit, e kanë torturuar Antauron në qelinë e tij. Perez deklaroi se këto akuza janë “skizofrenike” dhe theksoi se do të ngritë padi për shpifje.
Presidenti Omalla ka refuzuar që të ndërhyjë në këtë grindje. “Çështjet familjare duhet të mbesin brenda familjes. Ata kanë të drejtë të shprehin qëndrimet e tyre, të kritikojnë dhe të thonë çfarë të dëshirojnë”, deklaroi Omalla.
Shifter thotë se një pjesë e konfuzionit në radhët e familjes Humala buron nga transformimi ideologjik i presidentit nga viti 2006 deri në vitin 2011 dhe që nga marrja përsipër e presidencës, në korrik të vitit të kaluar. “Kanë ekzistuar shumë Humala. Ai ka kaluar nëpër një metamorfozë”, thotë Shifter.
Në vitin 2006, Humala kandidoi me një platformë të ngjashme me atë të Hugo Chavezit dhe udhëheqësve tjerë të majtë në Amerikën Latine. Në vitin 2011, ai u kthye me një qasje më të butë, më të përafërt me atë të presidentit të Brazilit, Luiz Inacio Lula. Ai moderojë edhe më shumë qëndrimet e tij, para balotazhit me të bijën e Alberto Fujimorit, Kiko, të cilën e mposhti.
Së fundi, në Peru ka pasur protesta kundër projekteve për minierat dhe naftën dhe gazit. Tetë protestues janë vrarë nga policia. Ashtu siç pritej, familja e presidentit u rreshtuar përkrah protestuesve.