Asambleja e Ferizajt transmeton live seancat
Kuvendi komunal i Ferizajt ka marrë vendim për shpalljen e tenderit për transmetimin e plotë të seancave nga mediat lokale.
Kjo iniciativë, e cila u miratua në seancën e së enjtes, synon të ngrisë shkallën e transparencës së institucionit vendimmarrës komunal.
Nisma gjeti mbështetjen e të gjitha grupeve edhe në Komitetin për Politikë dhe Financa, andaj edhe nga debati doli se qytetarët e komunës duhet të kenë qasje në punën e këtij institucioni.
Këshilltarja e PDK-së, Lumnie Morina, propozoi që krahas transmetimit të seancave në ndonjërën prej televizioneve lokale, kjo të bëhet edhe në njërën nga radiot lokale.
Këtë nismë e kanë përkrahur edhe grupet tjera të këshilltarëve, ndërsa pas aprovimit u tha se i mbetet ekzekutivit që të merret me këtë çështje.