Fundi i kërkimeve për trafikim organesh

Tri hetime paralele ndërkombëtare: nga hetuesit e krimeve të luftës në Serbi, ata të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës kanë dështuar të zbulojnë ndonjë të dhënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ka trafikuar organet e robërve, bëjnë të ditur burime të afërta me këto hetime.
Dhjetëra persona, kryesisht të burgosurit serbë, thuhet se u dërguan në një “shtëpi të verdhë" pranë Burrelit në Shqipërinë qendrore nga qershori 1999 deri në maj 2000, ku organet e tyre u hoqën në mënyrë sistematike, duke u shitur, sipas librit të Carla del Pontes, ish-prokurore e Krimeve të Luftës në Gjykatën e Hagës në vitin 2008.
Por, dështimi për të gjetur burimet origjinale apo ndonjë të dhënë të re që nga viti 2004 mund të kuptohet se tregimi ishte i pabazuar. Raporti i Këshillit të Evropës, i cili duhet të publikohet në muajin tjetër nga hetuesi Dick Marty, pritet që të fokusohet më shumë në dhënien e përgjigjeve politike të qeverive të përfshira sesa në faktet e reja të pazbuluara.
Çmenduria
“Fakti është se nuk ka asnjë të dhënë për këtë çështje”, thotë Matti Raatikainen, drejtues i njësitit për krime të luftës në EULEX, që është Mision Evropian për Sundimin e Ligjit.
“Asnjë trup. Asnjë dëshmitar. Të gjitha raportimet në media për këtë çështje nuk kanë qenë fare ndihmesë për ne. Në fakt ato nuk kanë qenë ndihmesë për askënd”.
Problemi kryesor, thotë ai, ishte skandali i krijuar nga dyshimet që kanë tërhequr vëmendjen nga puna e vërtetë në gjetjen dhe zhvarrimin e 1 mijë e 861 personave ende të zhdukur dhe ndjekjen e vrasësve të tyre- në Serbi, Kosovë dhe Shqipëri. Ne biseduam në zyrën e tij të sajuar në një grup të kontejnerëve në bazën Alpha-Bravo pranë Aeroportit të Prishtinës, çatia e së cilës u goditi nga stuhia e fundit e muajit maj. Disa policë trupshkurtër erdhën aty. Të habitur, ata panë që shefi i tyre bisedonte me një gazetar. Z. Raatikainen, një polic finlandez, nuk është i njohur për dashamirësinë e tij ndaj mediave.
Fund shlodhës
Në vitin 2009, një hetim special i BBC-së ka gjetur të dhëna të cilat dëshmojnë se UÇK-ja ka pasur kampe në Shqipëri, në mënyrë të veçantë në verilindje të vendit, në qytetin e Kukësit. Më herët gjatë këtij muaji, EULEX-i ka kryer arrestimin e parë në lidhje me këtë rast. Të dhënat tregojnë se aty gjithashtu u morën në pyetje nga UÇK-ja edhe shqiptarë, në një hotel në Shqipëri, në qytetin bregdetar të Durrësit dhe u transferuan në Kukës. Argumentet e vazhdueshme në shtypin serb, se prova të reja apo dëshmitarë të rinj dhe pretendimet e tyre për trafikim të organeve njerëzore, të gjitha dolën të jenë ose të rreme ose të parëndësishme.
Pas luftës në Kosovë, gazetari amerikan Michael Montgomery bisedoi me ushtarët e UÇK-së, të cilët thanë se kanë transportuar të burgosur serbë dhe shqiptarë, të gjallë e të vdekur dhe kaluan kufirin nga Kosova në Shqipëri. Tri nga shtatë burimet, të cilave ai iu referua për mundësi të trafikimit të organeve, identifikuan shtëpinë afër Burrelit. Por, Montgomery ishte i pasigurt dhe një përmbledhje të hetimit të tij mbi këtë çështje ia dha Zyrës për Persona të Pagjetur dhe Forenzikës të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
Burimet e zhdukura
Një grup i Kombeve të Bashkuara dhe hetuesit e Tribunalit të Hagës për Krime të Luftës (ICTY), të prirë nga Matti Raatikainen në shkurt të vitit 2004, vizituan këtë shtëpi. Një spërkatës kimik vendosur në dhomën e katit të poshtëm, gjurmë të gjakut të shpërndarë gjithandej, me origjinë të papërcaktuar, ishte shpërndarë në dysheme. Anëtarët e familjes ofronin shpjegime kundërthënëse. Pajisje mjekësore e përshtatshme për intervenime kirurgjike ishte gjetur në vendin e mbeturinave. Disa nga hetuesit donin të ndiqnin çështjen. Disa të tjerë mendonin se edhe ato prova ishin fare të pakta. Më e rëndësishmja mbi të gjitha, burimi origjinal i Montgomerit ishte zhdukur. Njëri kishte vdekur, i vrarë në një rast që duket se nuk kishte lidhje me këtë. Të tjerët ishte e pamundur të gjendeshin. Edhe pse autoritetet e Serbisë, të cilat kanë propaganduar në mënyrë të vazhdueshme tregimin për “Shtëpinë e verdhë”, kanë sot dyshimet e tyre.“Unë ende besoj se diçka ka ndodhur atje”, thotë burimi në Beograd, i afërt me Gjykatën për Krime të Luftës, “por asgjë në atë shkallë në të cilën është sugjeruar…. dhe ndoshta fare e ndërlidhur me UÇK-në”.
Varrezat masive
Duke u nisur nga mungesa e dukshme e fakteve, ekspertët sugjerojnë se qeveria shqiptare mund të ndihmojë të shfarosë një histori të dëmshme, nëse ajo do të ishte më e hapur. Raportuesi special i Kombeve të Bashkuara, Philip Alston, në shkurt të këtij viti tha se "asnjë nga përpjekjet për të hetuar këtë çështje nuk ka gjetur bashkëpunimin nga ana e Qeverisë së Shqipërisë”. "Në mënyrë që t’i shpëtojë kësaj çështjeje," ai i bëri thirrje Shqipërisë "të vë në dispozicion një propozim për një hetim të pavarur dhe të ofrojnë bashkëpunim të mirëfilltë”. Fundi i "përrallës" së trafikimit të organeve, siç një prokuror i EULEX e quan këtë rast, do të linte edhe më tej hetuesit e krimeve të luftës shumë për të bërë. Këtë muaj, një varr masiv u gjet pranë qytetit jugor serb të Rashkës. Tre kamionë-me trupa të ngarkuar, - rreth 250 persona në tërësi, - që besohet të jenë shqiptarë të vrarë nga forcat serbe në Kosovë janë varrosur atje në fillim të qershorit 1999. Trupat e tyre, sipas dëshmitarëve që i kanë parë me sy, sugjerojnë se ishin varrosur fillimisht në luginën e Drenicës në Kosovë dhe më pas janë çuar në Serbi në mënyrë që të shkatërrohen dëshmitë. Prokurorët besojnë se ushtria serbe ishte përgjegjëse. Gërmimet në vendin e njëjtë dy vjet më parë nuk arritën të gjejnë varr, që tani besohet se është i fshehur nën një vend parkimi makinash dhe ndërtesash me zyra.
Vrasjet hakmarrëse
Serbët e humbur gjithashtu janë duke u gjetur në Kosovë. Zhvarrosja e deri 25 viktimave serbe të UÇK-së do të fillojë më vonë këtë vit në një minierë qymyri në qytetin e Obiliqit. Qymyrit iu vu zjarri dhe miniera është shkatërruar për të fshehur provat. Por, përpjekja për të gjetur viktimat e tjera duket se është e vështirë."Shumë prej informatorëve potencialë janë larguar”, thotë Alan Robinson, kreu i përbashkët i Zyrës për Persona të Zhdukur dhe Forenzikës. "Personat e tjerë, të cilët mund të dinë vendndodhjen e personave të zhdukur, nuk mund të jenë të gatshëm të bisedojnë ... nga frika ose mungesa e interesimit.
"Sipas EULEX-it, 2 mijë e 244 trupa janë identifikuar në Kosovë që nga viti 2001. Nga këto 301 janë "jo-shqiptarë”, që do të thotë serbë, romë dhe të tjerë. Rreth 228 janë trupat e serbëve, të cilët u zhdukën pas 10 qershorit 1999, në fund të luftës, në një kohë të vrasjeve hakmarrëse të shqiptarëve kosovarë. Në tërësi, rreth 13 mijë e 500 tash besohet të jenë vrarë gjatë konfliktit ose menjëherë pas tij. Hetimi i Dik Martit për Këshillin e Evropës në pretendimet e trafikimit të organeve njerëzore, do të publikohet në fund të qershorit. Zhvarrosjet në Rashkë do të fillojnë në gusht. (Përktheu: Jeton Musliu)