E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kakavijë, pala greke bllokon 4 orë lëvizjen e automjeteve, pa lajmëruar në kohë

Kakavijë, 27 Maj, NOA Që prej orës 16.00 të pasdites së sotme dhe deri tani, në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, është bllokuar lëvizja e lirë e automjeteve të cilat qarkullojnë në të dyja anët e kufirit nëpërmjet kësaj pike.

Lajmi bëhet me dijeni nga burimet policore të Gjirokastrës për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave arsyeja e këtij bllokimi qëndron në faktin se 2 kilometra në thellësi të tokës greke, fermerët vendas do të bllokojnë rrugën në shenjë proteste për masat e qeverisë.

Por ajo që burimet policore sqarojnë më pas është fakti se lajmërimi prej palës greke ka mbërritur vetëm në orën 16.00, pikërisht në momentin kur edhe u vendos ndalimi i kalimit të automjeteve në tokën e shtetit fqinj dhe jo më parë.

Duke filluar nga ora 16.00 e datës 27.05.2010, deri në orën 20.00, të datës 27.05.2010, ndërpritet qarkullimi i mjeteve për arsye se fermerët vendas do të bllokojnë rrugën pasi protestojnë kundër uljes së pagave dhe rritjes së taksave nga ana e shtetit grek, thuhet përkatësisht në lajmërimin e dërguar nga pala greke ndaj asaj shqiptare, nisur në orën 16.00 të pasdites së sotme.

Ndërkaq, mësohet se njerëzit lëvizin pa probleme në këtë pikë kufitare, por pa automjete dhe kështu, iu duhet të lëvizin me këmbë rreth 2 kilometra nga dogana greke për tek autobusët grekë në vendin e quajtur Hani, në aksin rrugor Kakavijë-Janinë. Aktualisht, burimet policore bëjnë me dijeni për NOA-n se në Kakavijë nuk ka radhë automjetesh apo ndonjë problem për momentin.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›