Mediu: Të mos hapen dosjet për të përndjekurit politikë! Alibeaj: E vërteta, të dalë në shesh

Duke folur në Komisionin e Ligjeve Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka kundërshtuar hapjen e dosjeve e ish të përndjekurve politikë pasi sipas tij do të do të shkaktonte dhimbje familjarëve.
“S’mund të kërkojmë hapjen e dosjeve të të përndjekurve politikë, ka presion, histori të tmerrshme brenda familjes. Nëse nuk u dhamë mundësinë që të rehabilitohen dhe s’ka asnjë përgjegjës, të kthehen në pronat e tyre, të mos bëjmë lodra në kurriz të atyre. Nuk ka asnjë nga ne të drejtë të diskutojë për qëndrimin e atyre njerëzve, u janë pushkatuar motrat vëllezërit, baballarët. Do ishte e padrejtë dhe e pamoralshme nga ana jonë. Duhet ta përjashtojmë për të mos i shtuar dhimbje e probleme ”, tha Mediu.
Nga ana tjetër, kreu i Grupit të PD, Enkelejd Alibeaj shprehet se përpos dhimbjes, e vërteta ndaj të gjithë historisë së të përndjekurve politikë duhet të dalë në shesh.
“Jam i pirur që të shoh dhe të lehtësoj dhimbjen që ka ndodhur ndaj të gjithë pjesës të të persekuturave politikë. Dilema ka qenë gjithmonë kjo, të mos hapim dosjet se ndoshta mund të ketë pasur raste që kriminalitet i sigurimit mund të ketë shkuar deri brenda familjeve të të përndjekurve. Kjo do të kishte koston tjetër, kriminaliteti i sigurimit kurrë nuk do të dilte në pah. Dilemë morale shpirtërore. Kjo lloj dileme na ka shoqëruar gjatë gjithë kohës, unë kam bindjen, e vërteta na bën të lirë. Në analizë të fundit, edhe pjesa e të përndjekurve, ata të cilët kundër dëshirës tyre, të shtyrë, nën presion mund të jenë thyer nga presioni komunist, shoqëria shqiptarë sot po edhe familjet e tyre duhet të kuptojnë që s’ka qenë shkak thyerja e tyre por kriminaliteti i ish-sigurimit. E mirëkuptoj sensibilitetin e mediut, por jo e vërteta na bën të lirë“, tha Alibeaj.
/rtsh.al/