E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Pas SHBA e Britanisë së Madhe, edhe BE do vendosë sanksione për politikanët e korruptuar

Bashkimi Europian do i bashkohet SHBA-së dhe Britanisë së Madhe lidhur me vendosjen e sanksioneve për politikanët e korruptuar.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka njoftuar për marrjen e masave për të korruptuarit duke vendosur sanksione nga BE si dhe shkëmbimin e informacioneve të sigurta mes aleatëve të saj lidhur me këto masa.

Kjo masë e BE është paralajmëruar edhe nga kreu grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili tha se do të prekë ata politikanë shqiptarë tashmë ‘Non Grata’ në SHBA dhe në Britaninë e Madhe.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›