E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Asambleja e OKB, Xhaçka: Shqipëria do të punojë me partnerët për të ndihmuar në zgjidhjen e krizave globale

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ndodhet në New York, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Në një postim në Facebook, Xhaçka shkruan se java më e ngarkuar diplomatike e vitit për Shqipërinë filloi me sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.

Ministrja thekson se Shqipëria do të vijojë të punojë me partnerët ndërkombëtar për të ndihmuar në zgjidhjen e krizave globale, duke përmendur edhe luftën në Ukrainë.

“Java më e ngarkuar diplomatike e vitit filloi sot në Sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Shqipëria do të vazhdojë të punojë me partnerët  ndërkombëtarë për të ndihmuar në zgjidhjen e krizave globale, për të mbështetur Ukrainën dhe për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë në botë”, shkruan Xhaçka.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›