E Enjte, 5 Nëntor 2026

Asambleja e OKB, kryeministri Rama takohet me presidentin Erdogan në Nju Jork

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me presidentin turk, Recep Tayyip Erdo?an. Takimi mes dy liderëve është zhvilluar në Nju Jork gjatë punimeve të Asamblesë së 76-të të OKB-së, ku kanë diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe dhe rritjen e bashkëpunimit.

“Presidenti Rexhep Tajip Erdogan u takua me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Nju Jork, ku ai ndodhet për Asamblenë e 76 -të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB)”, thuhet në një postim nga faqja në Facebook e qeverisë turke, ku është publikuar dhe fotoja e takimit mes Ramës e Erdogan.

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, ku do të mbajë fjalën në Asamblenë e OKB-së, kreu i qeverisë shqiptare ka zhvilluar takime edhe me liderë të tjerë.

Asambleja e OKB, kryeministri Rama takohet me presidentin Erdogan në NjuAsambleja e OKB, kryeministri Rama takohet me presidentin Erdogan në NjuAsambleja e OKB, kryeministri Rama takohet me presidentin Erdogan në Nju

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›