Asambleja e OKB-se Berisha dhe Topi sot drejt SHBA-se

Kryeministrat dhe presidentet e Shqiperise dhe Kosoves do te udhetojne sot drejt Nju Jorkut per te marre pjese ne pritjen tradicionale qe ben Presidenti amerikan Barack Obama ne fillim te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se si dhe ne disa organizime te tjera. Delegacioni shqiptar i perfaqesuar nga Kryeministri Sali Berisha Presidenti i Republikes Bamir Topi dhe ministri i Jashtem Haxhionasto do te nisen sot drejt SHBA-se nderkohe qe te njejten gje do te beje edhe Presidenti kosovar Fatmir Sejdiu nderkohe qe Kryeministri Hashim Thaci ndodhet ne Nju Jork qe nga dita e djeshme. Pala shqiptare do te shfrytezoje qendrimin ne Nju Jork per lobime te reja tek perfaqesues te shteteve qe nuk e kane njohur ende Kosoven.