Kutite PS ne kaos mes Venecias dhe protestave

PS dy qendrime Ruci zgjedh Venecian Rama protestat
Partia Socialiste u shfaq brenda 24 oresh me dy qendrime krejtesisht te kunderta me njera-tjetren. Keshtu pas deklarates se kreut te grupit parlamentar Gramoz Ruci se per fletet e votimit PS- ja do ti drejtohet Venecias u duk se zgjidhja per krizen politike ishte mjaft afer. Por kreu i socialisteve Edi Rama nje dite me pas ne kundershtim te plote me Rucin i ka bere thirrje bazes qe te pergatitet per protesta kunder qeverise se Sali Berishes. Keto deklarata Rama i beri gjate takimeve me socialistet ne Permet dhe Tepelene ne kuader te turit qe ka nisur Partia Socialiste ne rrethe.
Opozita do te rifilloje protestat me nje vendosmeri e kurajo edhe me te madhe qe buron nga fakti se paralajmerimet e saj per rrenimin ekonomik dhe kapjen e shtetit qe buron nga vjedhja e votes tashme jane bere realitet. Shqiptaret nuk kane me asnje arsye per te pritur por duhet te fillojne protestat dhe rezistencen pasi largimi i qeverise perben nje detyrim karshi vendit per te hequr qafe nje te keqe qe po i merr frymen te ardhmes se atdheut - tha Rama. Kreu socialist nenvizoi ne fjalen e tij se pushteti po shfrytezon shtetin per perfitime personale dhe provat qe dalin cdo dite sipas tij e tregojne qarte kete fakt. Shikoni cpo ndodh me ato prova dhe fakte qe ne po nxjerrim cdo dite se si perballe tyre qeveria reagon me propagande te ulet me shpifje dhe sharje te uleta. Mundohen te na e mbushin mendjen se nuk ka asgje me te mire per te zgjedhur sesa kjo alternative qe na jep kjo qeveri - tha Rama. Gjithashtu kreu i socialisteve i kushtoi nje vemendje te vecante situates se papunesise ne vend shifrat e se ciles ai i quajti rreqethese. Numri real i te papuneve ne vend arrin ne nje milion nje shifer qe perfaqeson realitetin me te cilin perballet sot vendi. Ky fenomen i dhimbshem prek sidomos te rinjte cka perben nje kercenim serioz per te ardhmen e vendit - deklaroi kreu i selise roze. Sipas Rames vendi eshte ne nje krize te thelle dhe e vetmja menyre per te dale eshte largimi i Kryeministrit Berisha. E vetmja menyre per te dale nga kjo krize konsiston ne ndertimin e nje morali te ri dhe nje modeli te ri qeverises i cili te garantoje transparencen drejtesine dhe vetem permes garantimit te ketyre dy elementeve themelore per cdo demokraci mund te filloje zhvillimi i gjithanshem i vendit. Por kjo rruge detyrimisht duhet te kaloje permes nje stacioni te pare qe mbetet i pakapercyeshem ne rast se nuk largohet qeveria e Sali Berishes - tha Rama. Ne fund te fjales se tij Rama perseriti edhe nje here se protestat jane rruga e vetme per te larguar kete qeveri. Ne duhet te protestojme dhe te rezistojme se ne kemi detyrim karshi vendit dhe njeri-tjetrit. Berisha i vodhi votat ndersa nga ana tjeter po pengon kerkesat e opozites per transparence dhe drejtesi. Shqiperia ka degraduar ndaj kjo qeveri duhet larguar me cdo rruge me protesta dhe me ballafaqim publik - perfundoi Rama.