Fletet e votimit PD thirrje PS-se Ver ne levizje Kushtetuesen

Pas deklarimit te sekretarit te Pergjithshem te PS-se Gramoz Ruci se forca politike qe perfaqeson do ti drejtohet Komisionit te Venecias per opinion lidhur me fatin e fleteve te votimit PD-ja eshte ne pritje qe socialistet ta zyrtarizojne kete deklarim te tyre. Per mazhorancen nese PS-ja do te bente kete hap do te duhej qe fillimisht te vinte ne levizje Gjykaten Kushtetuese dhe kjo e fundit ti drejtohej per opinion Komisionit te Venecias. Edhe ne faqen zyrtare te Komisionit te Venecias kur sqarohet menyra se si ky organizem vihet ne levizje per asistence kushtetuese citohet shprehimisht Pergjithesisht kerkesa per opinion behet nga vete shteti cfare e ligjeron pozicionin e Gjykates Kushtetuese per ta vene Komisionin e Venecias ne levizje pas ankimimit me pare nga PS-ja. Me poshte thuhet gjithashtu se komiteti i ministrave duke nenkuptuar struktura te KiE asambleja parlamentare kongresi i autoriteteve lokale dhe sekretari i pergjithshem mund gjithashtu te bejne kerkese per opinion. Dy dite me pare z. Ruci permendi se PS do te vere ne levizje Komisionin e Venecias nepermjet sekretarit te pergjithshem te KiE. Por burime brenda PD-se bejne te ditur se marredheniet e Shqiperise me KiE jane nepermjet Kuvendit te Shqiperise dhe nje grup parlamentar nuk do te mundte ta vinte ne levizje sekretarin e pergjithshem te ketij organizmi. Ne keto kushte sipas te njejtave burime e vetmja rruge e ligjshme per socialistet per te marre nje opinion prej Komisionit te Venecias do te ishte Gjykata Kushtetuese. Ne pritje te zyrtarizimit te ketij procesi mazhoranca shprehet e hapur te fillohet menjehere nga puna me komisionin parlamentar per zgjedhjet e 28 qershorit me 10 nga 11 ceshtjet e propozuara per hetim nga opozita.