E Diel, 1 Nëntor 2026

Asambleja e PS me dy rezoluta

Asambleja Kombëtare e socialistëve do të përplasë dy rryma të forta, të cilat duket se janë formësuar menjëherë pas zgjedhjeve të 28 qershorit. E para është një rezolutë e anëtarëve të Asamblesë që njihen si mbështetës të kryetarit Rama, e cila do të ofrohet për miratim. Mësohet se rezoluta parasheh qendrimin për mosnjohje të zgjedhjeve dhe nën këtë frymë braktisje të kuvendit.
Por zërat kundër kryetarit Rama, të cilët mendojnë se lufta politike bëhet vetëm brenda institucioneve, kanë përgatitur gjithashtu një rezolutë. Kjo e fundit tenton gjithëpërfshirjen si dhe shprehet kundër qendrimeve ekstreme mbi atë çfarë ndodhi në këto zgjedhje. Rezoluta e kundërshtarëve të kryetarit Rama, do të jetë kundër mosnjohjes së zgjedhjeve si dhe mos pjesëmarrjes në kuvend. Sot jashtë vëmendjes së medias është zhvilluar dhe një mbledhje e posaçme për këtë qëllim, ku kanë marrë pjesë shumë emra të selisë rozë dhe Arben Malaj e Ben Blushi, si kandidatët potencialë për kryetar partie.
Me dy rezoluta në tryezë, parashikimet flasin për një mbledhje me tension, e cila do të përcaktojë dhe fatin e Edi Ramës në krye të PS. Sipas statutit, humbja e zgjedhjeve përkthehet në dorëheqjen automatike të tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›