E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tjetër aksident në DurrësTiranë, 2 viktima e 6 të plagosur

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën Tiranë – Durrës, pas atij të ditës së djeshme ku gjeten vdekjen 5 persona dhe u plagosen 3 të tjerë. Dalja nga rruga e një fuoristrade, në të cilën gjendeshin 8 persona, ka shkaktuar vdekjen e dy prej tyre dhe plagosjen e 6 të tjerëve. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 4.30 në afërsi të Sukthit. Pas daljes nga rruga, automjeti është rrokullisur disa herë duke u shndërruar në një grumbull hekurishtesh, siç e tregojnë edhe këto pamje.
Policia ka konfirmuar zyrtarisht se është pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara dhe konsumimit të alkoolit nga drejtuesi tij, Din Cuni.
Viktimat e ketij aksidenti janë Kadri Braho, 70 vjeç dhe Valbona Metaj 40. Ashtu si në aksidentin e së dielës, edhe ata po ktheheshin në shtëpi, në Kamëz, pas një dasme. Të plagosurit e tjerë janë dërguar në Spitalin e Durrësit. Njeri prej tyre, drejtuesi i mjetit, është transportuar më pas në Spitalin Ushtarak në Tiranë për shkak të plagëve të rënda. Aksidenti i mëngjesit e çon bilancin e tragjedive në rrugë në 24 orë në rrethin e Durrësit, në 7 të vdekur e 9 të plagosur. Bilanc ky që ka vënë në lëvizje edhe strukturat e policisë së këtij qarku, të cilët kanë kërkuar edhe ndihmë nga kolegët e tyrë të Tiranës.
Shpejtësia në rrugë dhe mosrespektimi i Kodit rrugor, janë ndër shkaqet kryesore të përgjakjes së rrugëve në vend, fakte këto lehtësisht të konstatueshme jo vetëm nga policia rrugore, por edhe nga çdo qytetar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›