Asambleja e PS, pritet përbërja e qeverisë së re

PS pritet të mbledhi asamblenë e saj të enjten në orën 10.00 në Pallatin e Kongreseve.
Kryeministri socialist Edi Rama ka paralajmëruar se do të publikojë emrat e kabinetit të ri qeveritar.
Deri tani ai ka konfirmuar se pjesë e kabinetit do të jetë Elisa Spiropali, ndërsa ka kritikuar punën e bërë nga Ministria e Turizmit kundrejt menaxhimit të mbetjeve urbane përgjatë sezonit turistik si dhe ministria e Arsimit që sipas Ramës, nuk kanë plotëuar pritshmëritë duke vënë në pikëpyetje fatin e ministrave përkatës në qeveri.
Nga ana tjetër Rama në mbledhjen e fundit që zhvilloi me ministrat vlerësoi në mënyrë të veçantë ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për menaxhimin e suksesshëm të pandemisë si dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku, të cilat me shumë gjasa pritet të rikonfirmohen në kabinetin e ri.
Asambleja do të zgjedhi kryesinë e re, drejtuesve politikë të qarqeve dhe sekretariatit ekzekutiv të partisë.