E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asambleja e PS, rizgjidhet Ruçi me 168 vota

TIRANE- 15:30- Gramoz Ruçi është rizgjedhur edhe për një mandat katër vjeçar në krye të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Ruçi mori 168 vota pro, ndërsa pjesa tjetër abstenuan. Ndërkaq, Asambleja Kombëtare e Partisë Socislite, vazhdon punimet e saj ku po numërohen votat per kryesinë dhe Sekretariatin.

Gramoz Ruçi u prezantua nga kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama. Ai ishte e vetmja kandidaturë per kete post.

***

Partia Socialiste ka mbledhur Asamblenë Kombëtare, qe krahas konstituimit te saj, parashikon zgjedhjen e kryetarit të saj, Kryesisë dhe të Sekretariatit.

Kreu i PS-se, Edi Rama ne fjalen e hapjes ka theksuar rendesine e reformes zgjedhore, si domosdoshmeri per integrimin dhe kthimin e besimit ne popull tek vota e lire.

Rama ka propozuar Gramoz Ruçin, si kandidaturë të vetme të kreut të Asamblesë Kombëtare ndërsa shtoi se kjo nuk do të thotë që të mos propozohen kandidatuara të tjera.

Rama ka bere publik listen e propozimit per anetaret e rinj te Kryesise se PS-se.

Sipas Rames, listat jane te hapura dhe pritet vota e Asamblese. Ne listen e grave ai renditi

Lista e femrave

Arta Dade

Adelina Farrici

Eglantina Gjermeni

Irena Kallço

Lindita Nikolla

Luiza Xhuvani

Mimi Kodheli

Vasilika Hysi

Valentina Leskaj

Mimoza Hafizi

Lista e meshkjuve propozuar nga Rama

Namik Dokle

Gramoz Ruci

Pandeli Majko

Erjon Brace

Ben Blushi

Arben Malaj

Arben Isaraj

Besnik Bare

Ethem Ruka

Namik Kopliku

Shkëlqim Cani

Sajmir Tahiri

Ditmir Bushati

Dhimo Koti

Vangjush Dako

Qazim Sejdini

Niko Peleshi

Gëzim Tushi

Propozimet per sekretaret

Sekretar organizativ, Blendi Klosi

Sekretar për cështjet ligjore Damian Gjuknuri

Sekretar për programin, Ilir Beqja

Sekretar për pushtetin vendor, Bashkim Fino

Sekretar për sipërmarrjen dhe grupet e interesit, Arben Ahmetaj

Sekretar për burimet njerëzore, Armando Subashi

Sekretar për emigracionin dhe rininë, Erjon Veliaj

Sekretar për koalicionin, Ndre Legisi

Sekretar për koordinimin, Fatmir Xhafaj

Pas konstituimit të Asamblesë pritet rizgjedhja pa debate e Gramoz Ruçit si kryetar i Asamblesë, ndërsa kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama do të publikojë listën e kandidatëve që ai do të propozojë për Kryesinë e re për një mandat katërvjeçar.

Mesohet se kryetari i partise do të propozojë që të rritet numri i anëtarëve të Kryesisë nga 16 që janë aktualisht, në 25. Sipas Statutit të PS-së, kryetari mund të propozojë 1/3 më shumë kandidatë se numri i miratuar nga Asambleja për anëtarë kryesie (rreth 8 emra më shumë). Gazeta “Panorama”, duke cituar burime nga selia roze jep sot detaje rreth asaj qe pritet te sjelle mbledhja e sotme.

EMRAT E SEKRETARËVE AKTUALË

Andis Harasani- Sekretar për Programin Politik

Arta Dade- Sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare

Blendi Klosi- Sekretar Organizativ

Edlira Haxhiymeri- Sekretare për Shoqërinë Civile dhe Shanset e Barabarta

Ethem Ruka- Sekretar i Burimeve Njerezore Fatmir Xhafaj- Sekretar për Koordinimin dhe Çështjet Ligjore

Kastriot Islami- Sekretar për Çështjet Zgjedhore

Besnik Baraj- Sekretar për Çështjet e Mjedisit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›