E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zhvillimet ne PS

Gafë politike! Kështu e ka cilësuar Ben Blushi rikandidimin për herë të katërt të Edi Ramës për kryetar të Bashkisë Tiranë. Anëtari i kryesisë së Partisë Socialiste, i njohur për qednrimet kritike ndaj lidershipit të selisë rozë, thotë se Rama me vendimin e tij tregoi kokëfortësi dhe një akt megalomanie.

“Rama s’duhet të kishte kandiduar dhe është e qartë që kjo ishte një gafë politike. Ne i thamë që s’duhet të kandidonte, por me atë që bëri, ai tregoi se nuk pyet njeri. Tregoi se dëshiron më shumë pushtet nga ai që i takon, jo atij, po kujdo prej nesh. Në 2013-ën do të jetë kandidat për kryeministër dhe me këtë ai i tha shqiptarëve që mund t’i bëjë të gjitha. Duke u futur vetë në zgjedhje, tregoi një akt megallomanie”, u shpreh Blushi. Njëkohësisht, duke i mëshuar me forcë këtij qëndrimi, deputeti i PS-së rikujtoi se “një koment që bëri ai, ishte se “përveç meje në PS s’ka kandidatë të tjerë”, por këtë koment unë s’mund ta pranoj. Këtë s’e pranoj për askënd, as për vete. Çdo njeri zëvendësohet dhe kjo ndonjëherë mund të ketë efekt të mirë”.

Duke renditur arsyet e dështimit të socialistëve në zgjedhjet lokale të 8 majit në Tiranë, Blushi thotë se shqiptarët nuk votuan politikisht.

“Më duhet ta them për herë të parë, por Tirana jetonte në depresion vitet e fundit, nga depresioni i një sanduiçi mes qeverisë dhe Partisë Socailiste. Qyteti mendonte se po sakrifikohej në një luftë politike dhe për këtë arsye nuk pastrohej mirë, s’kishte shumë investime, vende parkimi etj., që nuk i vlejtën Ramës dhe PS-së”, vuri në dukje Blushi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›