E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perjashtimi nga strukturat i Kastriot Islamit

Deputeti i Partise Socialiste, Marko Bello komentoi për “ABC Neës” zhvillimet në Asamblenë Kombëtaret të Partisë Socialiste ku ndryshe nga qendrimet kritike të muajve të meparshem, gjuha e përdorur tashmë në drejtim të lidershipit socialist është më positive. Deputeti Bello beson se kreu Rama ka mësuar nga gabimet e të shkuarës dhe ka kuptuar se është koha e bashkëpunimit dhe këtu i referohet përfshirjes në strukturat drejtuese të atyre deputetëve që njihen si anëtarë të lëvizjes për mendimin ndryshe por një prej tyre nuk i shpëtoi mënjanimit dhe ai është Kastriot Islami.

Ndalur në këtë zhvillim Bello thotë se Rama tashmë duhet të jetë më i vëmendshëm për të dëgjuar zërin e atyre qe kanë sugjerime për funksionimin e Partisë Socialiste dhe vendimarrjes në selinë rozë.

Ndërkohë që, Marko Bello sipas propozimit të kryetarit të socialistëve është ngarkuar me detyrën e drejtimit të grupit të punës për mardhëniet diplomatike në PS në zbërthimin e programit qeverisës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›