Asambleja e PS-se PD Rama klonoi me rekord Caci dhe Sollaku yjet e rinj te komitetit
Pas shpalljes se listes perfundimtare me emrat e rinj te Asamblese Kombetare nga Partia Socialiste nuk mungoi dje reagimi i PD-se e cila e cilesoi procesin e numerimit te votave si nje klonim te komitetit te ri qendror te selise roze. Sot me date 10 nentor Kryetari i PS-se Edi Rama njoftoi anetaret e partise se tij se perfundoi procesi i klonimit te komitetit te ri qendror te PS-se. Sot Edi Rama shenoi nje rekord te ri ne historine boterore te numerimit te votave dhe klonimit te anetareve te komitetit qendror te PS-se. Per numerimin e votave te 1500 delegateve te klonuar te tij zotit Rama iu deshen 5 dite e 5 nete apo 120 ore nenvizohej ne deklaraten e PD-se. Me tej selia blu nenvizoi se pjese e listes se Asamblese se re Kombetare te PS-se do te jene sipas saj nje sere emrash te cilat jane te njohura per veprimtari korrupsioni. Cdo njeri e ka te qarte se ky nuk ishte numerim por thjesht klonim i udheheqjes se re te PS-se ne radhet e se ciles shkelqejne si zifti i lare mamuti i korrupsionit Caci apo banania e partise arketari i protestave te Rames qe shperndante para kamerave parate per mitingashet por qe gjysmen e mbante si taksen e Rames per partine dhe se fundmi nje yll tjeter qe nxin Sollaku i korrupsionit qe mbylli dosjet e Rames dhe jo vetem te tij por te gjithe nomenklatures se kleptokracise se PS-se. Ky te dashur e te nderuar qytetare ishte klonimi rilindja e vertete e Partise Socialiste me yjet e reja Caci Xibri e Sollaku ne udheheqjen e re te saj - perfundoi deklaraten e saj Partia Demokratike