Lunaçek: Liberalizimi i vizave për Kosovën për 2-3 vjet
Është reale të pritet që implementimi i udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave Kosovës të kërkojë 2 deri në 3 vjet kohë, është shprehur raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, duke e krahasuar këtë proces me fqinjët tanë.
Por, shton ajo, definitivisht do të varet nga vullneti i kryeministrit dhe i Qeverisë së Kosovës dhe nga gatishmëria e implementimit të të gjitha çështjeve që kërkohen. ”Sido që të jetë, nuk e shoh mundësinë që kjo të ndodhë në vitin 2012″, ka thënë për Lunaçek.
Por ajo shprehet e bindur se “do të ketë përparim në dialogun e vizave, që do të nisë së shpejti”, duke shtuar se gjithashtu edhe “masat preferenciale tregtare së shpejti do të hyjnë në fuqi”.
Megjithëse pranon se “ka një lloj progresi”, Lunaçek thekson se “zhvillimi i raporteve kontraktuale është penguar nga pesë shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën”. Megjithatë, ajo beson se mund të shihet “më shumë progres në këtë drejtim në muajt që vijnë”, tha Lunaçek. / Kosova.com