Asambleja e PS-se miraton kriteret kandidatet me 27 mars
Asambleja e Partise Socialiste e mbledhur per te treten here radhazi tek Xibraku miratoi dje kriteret e kandidateve mbi bazen e te cilave do te perzgjidhen kandidatet per zgjedhjet vendore te 8 majin. Po ashtu ne kete asamble u vendos se emrat e kandidateve te PS-se per zgjedhjet e ardhshme vendore do te caktohen me date 27 mars ne mbledhjen e kryesise qendrore. Pas perfundimit te Asamblese ka qene deputeti dhe njekohesisht sekretari organizativ i PS-se Blendi Klosi ai qe beri te ditur per publikun vendimet e marra ne kete mbledhje. Keshtu Klosi lexoi kriteret kryesore per perzgjedhjen e kandidateve te cilat renditen si me poshte Te plotesojne kerkesat te percaktuara ne Kushtetute dhe ne Kodin Zgjedhor te Republikes se Shqiperise. Te kene kontribut dhe angazhim politik dhe njohuri per programin e politikat e PSSH-se ne rang kombetar dhe vendor. Te kene arsim te larte. Te tregojne aftesi te spikatura profesionale dhe menaxhuese Te gezojne reputacion dhe te kene mbeshtetjen e zgjedhesve ne komunitet Te jene aktive dhe te angazhuar ne ndjekje per zgjedhjet vendore dhe elektorale. Te kene njohuri mbi organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor aftesi drejtuese organizative te punes ne ekip. Te kene eksperience ne drejtimin e burimeve njerezore dhe materiale dhe te kene integritet moral dhe perkrahje civile. Por nga ana tjeter Asambleja hodhi poshte kriterin qe kandidatet qe kane pasur rezultate humbese ne zgjedhjet e meparshme te mos perfshihen ne listen e kandidaturave per kryetare te bashkive dhe komunave qe i paraqiten per miratim kryesise me perjashtim te rasteve kur kryesia gjykon ndryshe. Ky kriter i fundit u propozua nga kryesia. Gjithashtu u vendos se ne perzgjedhjen e kandidateve duhet te respektohet parimi i barazise shanseve te barabarta si dhe perfaqesim i te gjitha kategorive sociale. I pyetur nga gazetaret mbi kushtet e PS-se per pjesemarrjen ne zgjedhjet e ardhshme vendore Klosi tha se beteja per kushte optimale te zgjedhjeve do vazhdoje. Vazhdojme te insistojme se zgjedhjet duhet te behen ne kushte dhe ne nje atmosfere tjeter ku qytetaret te jene te sigurt se vota e tyre nuk do te vidhet nga qeveria aktuale e Sali Berishes - tha Klosi. Ashtu sic dhe jane shprehur me pare tre nga kushtet kryesore te PS-se ne lidhje me zgjedhjet e ardhshme vendore jane I certifikimi i listave zgjedhore nga opozita II garanci ligjore te besueshme dhe te zbatueshme per kartat e identitetit dhe III garancine e institucionit qe menaxhon administron rezultatin e zgjedhjeve ku kerkohet riformatimi i KQZ-se dhe largimi i kryetarit aktual Arben Ristani.